Lidhje

SHBA pezullojnë ndihma ushtarake për Tajlandën


Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar 3.5 milionë dollarë ndihma ushtarake për Tajlandën dhe thonë se po shqyrtojnë mundësinë e shkurtimeve të tjera nga një paketë ndihmash prej 7 milionë dollarësh.

Njoftimi i djeshëm u bë disa orë pasi ushtria tajlandeze ndaloi kryeministren e vendit, siç duket në përpjekje për të forcuar kontrollin mbi pushtetin.

Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të shmangin udhëtime jo të domosdoshme në këtë vend.

Ish-kryeminitrja tajlandeze Yingluck Shinawatra dhe dhjetra figura politike, janë zhdukur që kur mbërritën në një objekt ushtarak në Bangkok. Më pas zyrtarë ushtarakë u cituan të kenë thënë se ajo është ndaluar nga autoritetet.
XS
SM
MD
LG