Lidhje

SHBA thotë se përdorimi i forcës nuk do të zgjidhë krizën në Bahrein


SHBA thotë se përdorimi i forcës nuk do të zgjidhë krizën në Bahrein
SHBA thotë se përdorimi i forcës nuk do të zgjidhë krizën në Bahrein

Shtetet e Bashkuara shtuan kritikat ndaj aleatëve të tyre të Gjirit Persik, duke thënë dje se mjetet ushtarake nuk do ta zgjidhin krizën politike në Bahrein. I dërguari i lartë amerikan po kthehet në Uashington pas bisedimeve në Bahrein, ku Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar policë dhe trupa.

Administrata Obama vetëm se nuk po kërkon tërheqjen e trupave saudite dhe të Emirateve të Bashkuara nga Bahreini, të cilat hynë në vend të hënën.

Zyrtarë amerikanë thonë se konflikti politik mes monarkisë myslimane suni dhe popullatës shite mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe jo me forcën ushtarake.

Shqetësimi amerikan rreth situatës u rrit dje, pasi forcat e Bahreinit përdorën helikopterë dhe mjete të blinduara për të larguan protestuesit nga një shesh në kryeqytetin e vendit, Manama, i cili është bërë vendi i demonstratave.

Lajmet nga Manama bëjnë të ditur për shumë të plagosur mes protestuesve nga plumbat e gomës dhe shkopinjtë e gomës, ndërsa forcat e sigurimit sulmuan ambaulancat dhe spitalet për të nxjerrë prej andej disa nga të plagosurit.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Barak Obama i telefonoi mbretit të Bahreinit, Hamad al-Khalifa dhe mbretit saudit Abdullah dje për t’u bërë thirrje “të përmbahen në maksimum”.

Duke i dhënë fund vizitës së saj në Kajro, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se zhvillimet në Bahrein janë “alarmante” dhe tha se ata “po e largojnë vemendjen dhe përpjekjet” nga rruga politike që është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes qytetarëve të Bahreinit.

Zëvendësi i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë transmetuar këtë mesazh të gjithë anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që kanë miratuar ndërhyrjen.

“Ne theksojmë se situata nuk mund të zgjidhet nga forcat e sigurimit dhe përdorimi i forcës së tepruar. Duhet të ketë një dialog politik që çon në zgjidhje politike. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet për plagosjet dhe vdekjet e civilëve, si dhe për sulmet ndaj ambulancave dhe spitaleve. Natyrisht, ne jemi kundër përdorimit të forcës së tepruar dhe dhunës kundër demonstruesve dhe ne u kujtojmë zyrtarëve të Bahreinit detyrimet e tyre për të mbrojtur qendrat mjekësore dhe të krijojnë kushte për mjekimin e të plagosurve”.

Bahreini është baza e flotës së pestë amerikane dhe gjatë viteve ka marrë ndihma të konsiderueshme nga ushtria amerikane.

Departamenti i Shtetit tha javën e kaluar se po heton nëse përdorimi i forcës në protestat e mëparëshme në Bahrein shkel amendamentin Lehi të 1997 të Kongresit amerikan, sipas të cilit ndalohet ndihma ushtarake amerikane për njësitë e huaja ushtarak që kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi Toner tha se ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërme, Xhefri Feltman, u largua nga Manama dje pas dy ditë takimesh me udhëheqësit e Bahreinit.

XS
SM
MD
LG