Lidhje

Përmirësohet më tej tregu amerikan i punës


Po përmirësohet situata e punësimit në Shtetet e Bashkuara, siç dëshmon raporti i ri i Departamentit të Punës i publikuar të enjten.

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesë për asistencë si rezultat i papunësisë u reduktua me 10 mijë vetë dhe tani llogaritet në 245 mijë vetë. Ekspertët thonë se kur numri i personave në asistencë bie nën 300 mijë vetë, tregu i punësimit konsiderohet funksional, i karakterizuar nga një numër i ulët pushimesh nga puna.

Shifrat e papunësisë dalin në një raport tjetër. Aktualisht këto shifra luhaten në 4.3% që tregon një nivel mjaft të ulët papunësie. Ndërkaq ritmet e punësimeve të reja kanë rënë kohët e fundit; punëdhënësit thonë se e kanë të vështirë të gjejnë njerëz me aftësitë e nevojshme për vendet e punës.

Javën e ardhshme drejtuesit e Bankës Qendrore amerikane do të diskutojnë gjendjen e tregut të punës dhe aspekte të tjera të ekonomisë amerikane në takimin e tyre për të analizuar normat e interesit dhe mundësinë e rritjes së tyre me 0.25%.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG