Lidhje

SHBA: Vendimi i Gjykatës së Lartë mbron amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane


SHBA: Vendimi i Gjykatës së Lartë mbron amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane
SHBA: Vendimi i Gjykatës së Lartë mbron amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se amendamenti i parë i Kushtetutës amerikan mbron të drejtën e një grupi tepër kontradiktor kishtar për të protestuar në ceremonitë e varrimit të ushtarëve amerikanë.

Mes të tjerash, amendamenti i parë mbron lirinë e fjalës, të fesë dhe të grumbullimit paqësor.

Gjykata e Lartë vendosi me 8 vota pro dhe 1 kundër në favor të kishës baptiste Westboro me seli në Kansas. Gjykatësi Samuel Alito ishte i vetmi që votoi kundër.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë mbështet vendimin e një gjykate apeli, e cila hodhi poshtë akt-padinë kundër kishës për një dëmshpërblim prej 5 milion dollarësh. Babai i një marinsi të vrarë kishte akuzuar anëtarët e kishës për sulmim të karakterit të djalit të tij me protestat gjatë ceremonisë së varrimit.

I përndershmi Fred Felps dhe anëtarë të tjerë të kishës së tij kanë zhvilluar protesta gjatë ceremonive të varrimit të ushtarakëve për të tërhequr vemendjen në pikpamjen e tyre se vdekja e ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe Irak janë një dënim i Zotit për tolerancën e vendit ndaj homoseksualitetit.

XS
SM
MD
LG