Lidhje

SHBA vendosin sanksione ndaj presidentit të Sirisë


SHBA vendosin sanksione ndaj presidentit të Sirisë
SHBA vendosin sanksione ndaj presidentit të Sirisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Sirisë për abuzim me të drejtat e njeriut, ndërsa shtypja vdekjeprurëse ndaj opozitës është intensifikuar anembanë vendit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha sot se sipas ligjeve amerikane do të ngrijnë të gjitha asetet që janë në emër të presidentit të Sirisë Bashar al Assad, dhe në emër të 6 zyrtarëve të tjerë të lartë. Sanksionet ndalojnë individë ose kompani amerikane që të kenë marrëdhëne tregtare me ta.

Dëshmitarët thonë se trupat qeveritare vazhdojnë bastisjet shtëpi më shtëpi dhe po godasin me artileri lagjen Douma pranë Damaskut, qytetin Nava në jug dhe Talkalakh në perëndim. Ky qytet është përballur me represionin brutal të qeverisë gjatë ditëve të fundit, dhe aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë 27 njerëz që nga java e kaluar.

XS
SM
MD
LG