Lidhje

SHBA: Zhvillohet ceremonia e çmimeve Oscar për filmat me metrazh të shkurtër


SHBA: Zhvillohet ceremonia e çmimeve Oscar për filmat me metrazh të shkurtër
SHBA: Zhvillohet ceremonia e çmimeve Oscar për filmat me metrazh të shkurtër

Në prag të ceremonisë së çmimeve Oscar, Akademia e Filmit dhe Shkencës që organizon këtë ngjarje të përvitshme të kinematografisë në Shtetet e Bashkuara, organizoi një ceremoni për 10 filmat me metrazh të shkurtër.

Në ceremoninë e organizuar ditën e djeshme, morën pjesë të gjithë regjisorët e këtyre filmave, të cilët shprehën opinionet e tyre rreth pjesmarrjes së tyre këtë vit në çmimet Oscar.

Këta filma janë me buxhete të vogla, nuk kanë angazhime të studiove të mëdha dhe as pjesmarrje të aktorëve më të njohur të momentit, por megjithatë kjo kategori ka dhuruar filma shumë të arrirë në vite.

Mes pjesmarrësve në ceremominë e djeshme ishin regjizorët Hallvar Vitzo, Gigi Causey, Brad Bird etj. Të gjithë pjesmarrësit vlerësuan pjesmarrjen e tyre në 10 filmat më të mirë të përzgjedhur nga akademia për këtë vit. Disa nga filmat e kësaj kategoria janë “Tuba Atlantic”, “Time Freak”, “Raju” “Pentecost” etj.

Kjo ceremoni paraprin ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar që do të zhvillohet të dielën në datën 26 shkurt.

XS
SM
MD
LG