Lidhje

SHBA: Zhvillohet sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar


SHBA: Zhvillohet sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar
SHBA: Zhvillohet sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencës mban sot në mbrëmje ceremoninë e çmimeve të përvitshme Oscar në Hollivud të Kaliforni, ku do të nderohen filmat, aktorët, regjisorët dhe producentët më të mirë të vitit të kaluar.

Nëntë filma kandidojnë për çmimin e filmit më të mirë. Një film i pazakontë pa zë dhe bardhë e zi, “Artisti” është mes të preferuarve për të fituar një Oscar dhe rrëfen historinë e një ylli të kinematografisë që përjeton venitjen e famës së tij. Një tjetër film i pazakontë është Hugo, një film tredimensional, që nderon një pionier të filmit ku interpreton aktori britanik Sacha Baron Cohen.

Të tjerë filma që kandidojnë në këtë kategori janë "Mesnatë në Paris" me regjisor Woody Allen, "Moneyball" që rrëfen historinë e menaxherit të bejsbollit Billy Beane dhe “The Help” që flet për përpjekjet e shërbëtoreve afrikano-amerikane në familjet e bardha në shtetet jugore dekada të shkuara.

“Extremely Loud and Incredibly Close” flet për një familje që përballet me humbjen e bashkëshortit dhe babait në sulmet e 11 shtatorit 2001 në New York.

Në kategorinë e filmave të huaja, kandidatura që kryeson është filmi iranian “A separation” me regjisor Asgar Farhadi dhe trajton temën e jetës së vështirë të një çifti që po divorcohet.

Ceremonia e sotme, e 84-a e çmimeve Oscar drejtohet nga aktori Billy Cristal, hera e nëntë që ai kryen këtë rol.

XS
SM
MD
LG