Lidhje

SHBA, i pandryshuar numri i të vrarëve nga policia


Një studim i gazetës "The Washington Post" tregon se në Shtetet e Bashkuara numri i personave të qëlluar për vdekje nga policia në gjysmën e parë të vitit 2017 është gati i njëjtë me shifrat e dy viteve të mëparshme.

Sipas gazetës, 492 persona u vranë nga policia gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Më shpesh, të vrarët ishin meshkuj të bardhë të armatosur me armë zjarri ose mjete të tjera.

Njëzet e pesë përqind e të vrarëve ishin të sëmurë mendërisht. Meshkujt afrikano-amerikanë përbënin rreth 25 për qind të të vrarëve, edhe pse përfaqësojnë vetëm gjashtë për qind të popullatës.

Megjithë protestat dhe thirrjet për reformimin e praktikave të policisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nuk ka pasur rënie.

Sipas gazetës, edhe numri i policëve të vrarë në detyrë ka qëndruar i pandryshuar gjatë dy viteve të fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG