Lidhje

Marshime për shkencën në Ditën e Tokës


Shkencëtarët po marrin hapa të pashembuj duke organizuar marshime në më shumë se 600 qytete të botës në kundërshtim të atyre që i shohin si përpjekje për të hedhur dyshime mbi dijen e bazuar mbi fakte.

Mijëra shkencëtarë dhe përkrahësit e tyre morën pjesë në demonstrime të titulluara Marshim për Shkencën në qytete nga Austria, në Brazil, Kanada, Kejp Taun, Londër, Madrid, e Seul.

Në Berlin organizatorët thanë se rreth 10 mijë vetë marshuan drejt Portës Brandenberg me pankarta ku shkruhej "Faktet nuk janë Emocione" dhe "I duam ekspertët, ata që kanë prova".

Në Belgjikë tabelat shkruanin "Shkenca është qiri në errësirë" dhe "Shkenca është përgjigja".

Shkencëtarët po përpiqen të theksojnë rëndësinë e fakteve të provuara nga shkenca në vendim-marrje.

Një profesor nga Belgjika, i cili mori pjesë në marshim, thotë se me daljen e prioriteteve të reja politike për Bashkimin Evropian, po lihet në hije puna kërkimore shkencore, pasi janë shkurtuar fondet për shumë projekte.

Bashkimi Evropian pret nga vendet anëtare të shpenzojnë 3% të buxhetit për shkencën, por shumë vende shpenzojnë rreth 2%.

Me fuqizimin e lëvizjeve populiste, shkencëtarët besojnë se puna e tyre kërcënohet nga teori jo-shkencore dhe reduktim fondesh. Kohët e fundit teori dhe teza që vënë në pikëpyetje përfundimet shkencore kanë filluar të gjejnë mbështetje më të gjerë. Ka shumë njerëz që nuk besojnë se ngrohja globale është një fenomen real, apo se po shkaktohet nga aktiviteti i njeriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG