Lidhje

Arrestohen 18 kultivues të marijuanës në zonën malore të Dukagjinit


Prokuroria e Shkodrës urdhëroi të martën arrestimin e 18 personave, të dyshuar për kultivim të marijuanës.

Pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë arrestuar dy kryepleq të Njësisë Administrative Pult në zonën malore të Dukagjinit, një efektivi i Forcave Speciale dhe disa persona të tjerë që ishin përfshirë në organizimin, përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë banorë të njësisë administrative Pult, të cilët kanë përdorur parcelat në pronësi të tyre për kultivimin e drogës.

Gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar nje numër i madh parcelash me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

Pas Lazaratit, zona malore e Dukagjinit është identifikuar si qendër e kultivimit të bimëve narkotike.

Tre vjetët e fundit, policia shqiptare ka zhvilluar atje dy operacione masive për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe arrestimin e kultivuesve. Gjatë këtyre aksioneve, policia është përballur edhe me të shtëna armësh nga ana e kultivuesve të drogës, të cilët kanë arritur të rrëzojnë edhe një helikopter të policisë.

XS
SM
MD
LG