Lidhje

Shkodër: Policia ndalon 81 klandestinë nga Lindja e Mesme


81 klandestinë nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme u ndaluan sot nga policia e Shkodrës teksa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin e Shqipërisë për në Mal të Zi.

Klandestinët u ndaluan në afërsi të pikëkalimit të Hanit të Hotit dhe mes tyre kishte edhe gra e femijë. Pjesa më e madhe e të ndaluarve, sipas policisë, ishin nga Siria. Policia tha se ata u gjetën në një kamion dhe se gjendja e tyre ishte e rënduar.

Të 81 personat u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Ky është numri më i madh i klandestinëve të ndaluar muajt e fundit nga policia e Shkodrës në përpjekje për të kaluar kufirin.

XS
SM
MD
LG