Lidhje

Shkodra, lamtumirë studjuesit të Mjedës


Në Shkodër u zhvilluan ceremonitë e lamtumirës së fundit për studiuesin e njohur Mentor Quku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 75 vjeçare.

Ai njihet si mjedolog, për shkak se gjithë jetën e tij ja kushtoi studimit të veprës së poetit Ndre Mjeda. Vitet e fundit, studiuesi Quku arriti të botojë një kolanë të plotë studimore shumëvëllimëshe kushtuar jetës dhe veprës së Mjedës.

Studiuesi Quku njihet jo vetëm për pasionin e tij ndaj Mjedës, por edhe për hulumtimet e gjata në një numer arkivash që i përkasin pjesës më të madhe të vendeve të Europës.

Ai është një ndër nismëtarët e kthimit në monument kulture dhe nisjes së procesit të restaurimit të Kompleksit muzeal “Ndre Mjeda” në fshatin Kukël.

Gjithashtu, studiuesi Quku është nismëtar dhe organizator i Konferencave Ndërkombëtare “Shkodra ndër Shekuj”, ku për një periudhë mëse 15 vjeçare u tubuan shumë studiuesish vendas dhe të huaj.

Javët e fundit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i dha zotit Quku titullin “Profesor Nderi”.
XS
SM
MD
LG