Lidhje

Martin Shkreli, fajtor për manipulim letrash me vlerë


Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale, u gjet fajtor për mashtrime me letrat me vlerë.

Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut shpalli fajtor Martin Shkrelin, ish shefi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë:

“Juria që shqyrtoi çështjen Martin Shkreli, vendosi se ai është fajtor për mashtrim të letrave me vlerë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare si dhe kur ishte shef ekzekutiv i firmës Retrophin”, - tha prokurorja në detyrë e Nju Jorkut.

34 vjeçari Shkreli u shpall i pafajshëm për pesë akuza të tjera.

“Ne do të ishim kënaqur që ai të shpallej i pafajshëm për gjithçka, por vendimi se ai është i pafajshëm për 5 nga 8 akuza, sipas pikëpamjes sonë, është shumë i mirë. Kjo ishte një çështje gjyqësore e vështirë, kryesisht për shkak të opinionit anti-Shkrel",.- tha avokati i zotti Shkreli.

Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011. Pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Investitorët që dëshmuan në gjyq thanë se nuk dijeni për manovrat e Shkrelit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG