Lidhje

Plagosen 4 njerëz në Kondovë të Shkupit


Katër persona u lënduan me armë zjarri dje pasdite pas një zënke në fshatin Kondovë të Shkupit.

Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar në spital. Policia maqedonase konfirmon se njëri nga personat e dyshuar për përdorimin e armës në këtë konflikt është pjesëtar i forcave policore ndërsa tjetri është ushtar. Njëri nga ta ndodhet në arrati. Rasti ka ndodhur në një lokal në fshatin e banuar me shqiptarë, ndërkohë që spekullohet që motivi të ketë pasur interesa politike. Mjetet e informimit në Shkup spekullojnë se dy palët i takonin grupeve rivale të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Sarajit, përkatësisht Rafiz Halitit, aktualisht nënkryetar i Parlamentit dhe Blerim Bexhetit, ish-ministër i Drejtësisë. Por, Rafiz Haliti i ka hedhur poshtë si të pabaza këto spekullime. Megjithatë, në komunën e Sarajit është përfolur që prej para shumë muajsh për mungesën e tolerancës midis mbështetësve të dy zyrtarëve të partisë shqiptare në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG