Lidhje

Shkurtimet, diskutime në ditën e fundit


Presidenti Obama ka në plan të takohet të premten me udhëheqësit e Kongresit, takimi i tyre i parë i drejtëpërdrejtë në mandatin e dytë

Në Shtetet e Bashkuara situata duket ende pa rrugëzgjidhje ndërsa shkurtimet automatike të buxhetit me një vlerë prej 85 miliardë dollarësh pritet të hyjnë në fuqi të premten.

Presidenti Obama ka në plan të takohet të premten me udhëheqësit në Kongres, takimi i tyre i parë i drejtëpërdrejtë, që pas fillimit të mandatit të dytë në janar.

Shtëpia e Bardhë thotë se takimi synon të jetë një diskutim konstruktiv për të bërë diçka për shkurtimet automatike. Shkurtimet janë pasojë e dështimit të ligjvenësve dhe Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje për buxhetin federal.

Vëzhguesit thonë se takimi do të përqëndrohet përtej këtyre shkurtimeve, tek një krizë tjetër e mundshme, që është në horizont për në fund të marsit.

Procesi vjetor për miratimin e buxhetit dështoi plotësisht vitin e kaluar dhe ligjvenësit duhet të veprojnë para 27 marsit për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë.
XS
SM
MD
LG