Lidhje

Shpërthime në Bagdad


Sipas autoriteteve irakiane, 5 shpërthime lanë të paktën 17 të vdekur dhe 60 të plagosur në Bagdad të dielën.

Një makinë bombë e parkuar shpërtheu në një rrugë pranë tregut të perimeve në lagjen Hurriyah, e banuar kryesisht nga shiitë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Zyrtarët, policia dhe autoritetet spitalore, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se bomba të improvizuara vranë tre persona dhe plagosën 10 të tjerë në një treg popullor në lagjen Shaab në Bagdadin verior.

XS
SM
MD
LG