Lidhje

Tiranë, shpërthim gazi në lokal, 18 të plagosur


Mjekët: 6 persona në gjendje të rëndë, një tjetër në gjendje kritike për jetën nga shpërthimi në zonën e Don Boskos

Në Tiranë, një shpërthim ndodhi mbrëmjen e së dielës si pasojë e një rrjedhjeje gazi në një ëmbëltore në zonën e populluar të Don Boskos, duke plagosur të paktën 18 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin kalimtarë të rastit në rrugën pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi.

Sipas të dhënave nga mjekët e spitalit Ushtarak ku ata u dërguan fillimisht, 6 janë në gjendje të rëndë, ndërsa një 50 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë dhe në qafë. Disa prej tyre mendohet se janë pjesë e stafit të punësuar në ëmbëltore. Një pjesë e të plagosurve janë dërguar në repartin e djegieve.

Sipas disa dëshmitarëve okularë, shpërthimi duket se ka qenë i fuqishëm, i pasuar më pas nga flakët që janë përhapur në lokal, i cili është shkatërruar thuajse plotësisht. Dëmtime serioze janë regjistruar edhe në dy katet sipër embëltores, në të njejtin pallat, ndërkohë që është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrjedhjen e gazit.

XS
SM
MD
LG