Lidhje

Shpërthimet, pamjet e të dyshuarit


Shqipëri, policia shpërndan videon e vendosjes së bombës në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm. Drejtori i policisë Artan Didi: Shpërthimet reagim i krimit ndaj masave shtrënguese. Do gjejmë autorët

Në Shqipëri, drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare Artand Didi, deklaroi sot se shpërthimiet e djeshme me eksploziv në Tiranë janë sipas tij një reagim i krimit ndaj masava shtrënguese të shtetit. Zoti Didi tha se dyshohet se të paktën shpërthimi në farmacinë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe tritoli i gjendur mëngjesin e djeshëm në afërsi të një stacioni autobuzi të jenë vendosur nga i njejti person. Policia ka siguruar pamjet ku shihet një person me bicikletë dhe kapuc në kokë që vendos bombën në murin e farmacisë.

Shpërthimet në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Ka qenë ora 02.23 minuta kur personi i dyshuar për bombën e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, ka ndaluar me bicikletë pranë murit anësor. Sic dallohet nga pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, ai mban një kapuc në kokë, dhe të paktën në pamje të parë, tiparet e fytyrës nuk janë të dallueshme. Personi qëndron vetëm 60 sekonda, koha brenda së cilës ai nxjerrë nga poshtë xhupit bombën dhe më pas ngjitet duke e vendosur atë pas pajisjes së jashtme të kondicionerit në hapësirën me murin. Menjëherë më pas ia largohet. Drejtori i policisë Artan Didi tha sot se bëhet fjalë për një eksploziv të telekomanduar me celular. Shpërthimi ka ndodhur 30 minuta pasi personi i dyshuar u largua.

I njejti mekanizëm duket se është përdorur dhe në bombën e cila u gjet në afërsi të një stacioni autobuzi mengjesin e djeshëm e pa shpërthyer, Sipas drejtorit Didi dyshimet janë se ka qenë i njejti person në të dyja rastet: “Nga përfundimet e hetimeve të deritanishme, rezulton se kemi elementë të përbashkët që na bëjnë të gjykojmë se mund të kenë lidhje dhe mund të jetë i njejti person”

Sipas njoftimeve, dyshohet se bomba e gjetur pranë stacionit të autobusit nuk ka shpërthyer për shkak të mosfunksionimit të mekanizmit, pasi në celularin që do ta aktivizonte është gjetur një thirrje e bërë në orët e para të mengjesit

Drejtori i përgjithshëm i policisë u shpreh sot se sipas tij ngjarjet e djeshme janë një reagim i botës së krimit ndaj masave shtrënguese të marra nga shteti: “Ngjarje të tilla kriminale të cilat synojnë të krijojnë klimën e pasigurisë dhe të mungesës autoritetit të shtetit, të kualifikuara si akte të pastra terroriste, tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar, të strukturave mafioze kriminale, fijet e të cilave kanë depërtuar në struktura të ndryshme të organizimit të shoqërisë Shqiptare, per shkak se fusha e lojes se tyre po ngushtohet vazhdimisht”.

Zoti Didi nuk dha detaje nga hetimet por u shpreh se garantonte se autorët do të gjenden: “Ne po hetojmë dhe mund të them se jemi në pista të mira hetimi”

Deri më tani edhe mjaft ngjarje të tjera të rënda të ndodhura vitet e fundit kanë mbetur tpa autore, që nga vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi, ajo e gjykatësit në Vlorë pak vite më parë apo dhe atentati i vitit të shkuar në Tiranë, ndaj bankierit Artan Santo.

XS
SM
MD
LG