Të paktën 12 persona u vranë dhe mbi gjysma e ishullit mesdhetar të Qipros ka mbetur pa energji elektrike, pas një shpërthimi të fuqishëm në një bazë detare të rëndësishme në bregun jugor. Pak kohë pas shpërthimit, ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit dhanë dorëheqjen.
Autoritetet e kanë lidhur shpërthimin me një sasi municionesh të kapuara në vitin 2009 në një anije iraniane që po lundronte drejt Sirisë. Sipas autoriteteve, zjarret e përhapura në zonën përreth shkaktuan shpërthimin e fuqishëm. Një zëdhënës i qeveriaë tha se autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e një akti të qëllimtë. Presidenti i Qipros, Dimitris Kristofias i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes Kostas Papakostas dhe Shefit të Rojes Bregdetare Petros Tsalikides të qëndrojnë në detyrë derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre. Besohet se municionet që shpërthyen sot ishin kapur nga marina amerikane në janar të vitit 2009 nga një anije mallrash që po lundronte nga Irani drejt Sirisë