Lidhje

Shqetësime për vonesat në ndërtimin e rrugës Shkodër-Hani Hotit


Shqetësime për vonesat në ndërtimin e rrugës Shkodër-Hani Hotit
Shqetësime për vonesat në ndërtimin e rrugës Shkodër-Hani Hotit

Në territorin e rretheve Shkodër dhe Malësi e Madhe po punohet prej dy vitesh për ndërtimin e rrugës se re, që do të lidh Shqipërinë me Malin e Zi, rrugë kjo me gjatësi prej rreth 36 kilometrash. Punimet duhej të përfundonin 4 muaj më parë, në gusht të këtij viti, por, me rritmet e gjertanishme, nuk pritet që ato të përfundojnë më parë se vera e vitit të ardhshëm. Kjo vonesë, në ndertimin e një prej rrugëve më të rendësishme të vendit, ka shkaktuar probleme dhe vështirësi të shumta jo vetëm për udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe për disa mijra banorë, të zonave përnga përshkohet ky aks rrugor.

XS
SM
MD
LG