Në Vlorë pritet të nisë një investim në Portin e qytetit për modernizimin e shërbimeve ndaj udhëtarëve. Prej disa vitesh Porti i Vlorës nuk ka njohur financime dhe gjendja e infrastrukturës është mjaft e dëmtuar. Probleme paraqiten edhe në transportin e udhëtarëve ku funksionon vetëm një linjë detare me Italinë.