Lidhje

BSH, Rama: Stabiliteti financiar i pacënuar


Në Shqipëri kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë dhe arrestimi i guvernatorit të saj Ardian Fullani nuk e kanë cënuar stabilitetin financiar të vendit. Zoti Rama tha se shumica e majtë do të veprojë me shpejtësi por pa u ngutur në përballimin e gjendjes së krijuar, ndërsa saktësoi se guvernatori i ardhshëm do të duhet të jetë një figurë profesioniste pa të kaluar politike

Rama mbi zhvillimet ne Bankën e Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:44 0:00



Ndërsa pas zbulimit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, kishte zgjedhur të qëndronte në pritje të zhvillimeve nga hetimi, arrestimi dhe më pas shkarkimi nga ana e Këshillit Mbikqyrës të guvernatorit Ardian Fullani, vuri menjëherë në lëvizjes qeverinë.

Pas konsultimeve dhe takimeve të zhvilluar dy ditët e fundit, kryeministri Edi Rama pati sot një takim me drejtuesit e Bankës për t’i dhënë atyre mbështetje për të vazhduar dhe garantuar funksionimin normal të aktivitetit të institucionit kryesor financiar të vendit.

Në një konferencë të mëpasshme shtypi kryeministri Rama deklaroi se cfarë ka ndodhur me Bankën nuk cënon stabilitetiin financiar të vendit: “Ngërci ku ndodhet sot Banka e Shqipërisë ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar, gjë që do të kishte qenë pastaj realisht një problematikë e madhe më vete për të gjithë sektorin bankar dhe ekonominë në përgjithësi. Fatmirësisht nuk jemi gjëkundi me ato kushte dhe stabiliteti financiar i vendit është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar”.

Një ditë më parë zoti Rama zhvilloi konsultime me kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe takoi edhe presidentin Bujar Nishani si dhe zëvendës guvrnatoren e Bankës Elizabeta Gjoni e cila ka marrë kompetencat e drejtimit ekzekutiv.

Tani parlamenti ka në tryezë kërkesën për shkarkimin e zotit Fullani, ndërsa për pasuesin e tij zoti Rama hodhi posht cdo hipotezë se mund të jetë dikush me një të shkuar politike: “Politizimi i këtij procesi dhe profile politike të avancuara në këtë proces do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me këtë situatë. Duam t’i japim Bankës së Shqipërisë një guvernator që menjëherë të përshëndetet ndërkombëtarisht si zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale”.

Nuk është e qartë ende nëse parlamenti do të ndërhyjë edhe ndaj Këshillit Mbikqyrës. Zoti Rama përsëriti sot disa herë se në cdo hap do të respektohet pavarësia e institucionit dhe se nuk do të jetë një proces ku shumica do të përdorë forcën e kartonit për të vënë nën kontroll Bankën e Shqipërisë. Megjithatë janë dy vende vakante që presin prej muajsh të plotësohen në Këshillin Mbikqyrës, ndërkohë që për Inspektorin e Përgjithshëm që emërohet dhe shkarkohet nga parlamenti, ka një kërkesë nga ana e komisionit të Ekonomisë për shkarkim, që përpara se zonja Elivar Golemi të arrestohej njëkohësisht me zotin Fullani.

Komisioni i Ekonomisë ndërkohë ndërpreu seancat dëgjimore me anëtarët e Këshillit, duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të prokurorisë e cila është në fazën e marrjes në pyetje të tyre. Tre prej anëtarëve u paraqitën sot përpara prokurorëve.

Ndërkohë për situatën në Bankë është vënë në lëvizje dhe Presidenti Nishani. Pas takimit të djeshëm me kryeministrin dhe zëvendës guvernatoren Gjoni ai pati një bisedë sot edhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

XS
SM
MD
LG