Lidhje

Vazhdon të rritet kostoja në buxhet për shkarkimet e padrejta


Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna vijojnë t`i sjellin Buxhetit të shtetit në Shqipëri kosto të mëdha financiare.

Sipas portalit jo qeveritar Open.data.Albania, i cili përmbledh shpenzimet e buxhetit shqiptar në vite, vetëm gjatë viteve 2015-2016, numri i transaksioneve financiare për të shlyer detyrimet që kanë buruar nga vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna ka arritur në 7.200 transaksione, ndërsa vlera e transaksioneve në mbi 4,4 miliardë lekë (gati 40 milionë dollarë).

Periudha e kryerjes së transaksioneve financiare përfshin nga janari i vitit 2015 deri në nëntor të vitit 2016 dhe mbulon procese gjyqesore të kryera në pjesën dërrmuese deri në vitin 2014. Kjo pasi, sipas të dhënave të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë vendimet e së cilës marrin formë të prerë për t`u zbatuar në këto raste, proceset e deritanishme përfshijnë vendime për paditë gjyqësore të bëra deri në dhjetor të vitit 2014.

Kostoja financiare pritet të rritet sërish edhe gjatë vitit 2016 pasi për jo pak vendime është dhënë vetëm kësti i parë i pagesës, ndërsa për shumë vendime të tjera të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit për vitin 2014 nuk ka nisur nga Agjencitë përmbarimore zbatimi pranë isntitucioneve që kanë humbur gjyqet.

Padi të reja janë depozituar ndërkohë edhe gjatë vitti 2015. Sipas një raporti të Avokatit të Popullit 4093 punonjës janë larguar në mënyrë të paligjshme nga administrata publike në periudhën shtator 2013-maj 2015 nga të cilët 1021 kishin statusin e nëpunësit civil ndërsa 3072 të tjerët trajtoheshin sipas dispozitave të Kodit të Punës. Nëse kostos finnciare të paguar nga Buxheti i shtetit gjatë dy viteve të fundit për largimet e padrejta nga puna i shtohet edhe kostoja e vitit 2014, (ku numri i transaksioneve ishte 5200 dhe vlera fianciare e paguar 3,5 miliardë -gati 30 milionë dollarë ) shuma totale shkon në 7,9 miliardë lekë ,ose rreth 70 milonë dollarë për tre vite. Kjo shumë sipas përllogaritjeve të pagës minimale (që në Shqiëpri është 22.000 lekë ) do t'i shërbente Buxhetit të Shtetit të mbante rreth 10.000 punonjës në punë për tre vite apo gati 10% të numrit total të punonjëve në administartën publike në Shqipëri.

Sipas Buxhetit për vitin 2017 Administrata qëndrore shqiptare do të përbëhet nga 81. 617 punonjës me një rritje të lehtë prej 677 nëpunësish, krahasur me vitin 2016.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG