Lidhje

Shqipëri: Dështojnë përpjekjet për shitjen e 4 hidrocentraleve


Në Shqipëri sot dështoi gara për shitjen e katër hidrocentraleve Shkopet e Ulez në veri dhe Bistrica 1 e Bistrica 2 në jug të vendit, pasi kompanitë që kishin shprehur interes nuk paraqitën asnjë ofertë.

Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishi tha se kompanitë që ishin të interesuara për blerjen e katër hidrocentraleve kishin kërkuar disa përmirësime të procesit, një qartësim më të mirë të marrëdhënieve të mëpasshme me kompaninë energjitike Kesh për prodhimin dhe blerjen e energjisë, si dhe më shumë kohë për të garantuar mbëhstetje financiare nga Bankat. Pasdite ministria njoftoi se do të shpallë një tjetër ankand duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e shoqërive të interesuara.

Përfaqësues të opozitës të cilët ndoqën nga afër procesin thanë se e vetmja zgjidhje është që hidrocentralet “të mos shiten me çmime fare fare të ulëta dhe qesharake dhe mbi të gjitha të mos shiten pasi do të rëndonin sipas tyre edhe më situatën e Koorporatës Elektroenegjetike Shqiptare”.

Të katër hidrocentralet kanë një fuqi të instaluar prej 77 megavat dhe një prodhim vjetor prej 406 milion kilovat/orë, me një fitim prej më shumë se 15 milion dollarë në vit. Ato i janë nënshtruar para disa viteve edhe një rehabilitimi falë një kredie prej 30 milion eurosh të marrë nga shteti shqiptar.
XS
SM
MD
LG