Lidhje

Opozita letër qeverisë për statusin e nëpunësit


P
P
Partitë e aleancës opozitare diskutuan sot ftesën e qeverisë për një takim të përbashkët mbi ligjin e nëpunësit civil. Partia Demokratike, Republikane dhe disa të tjera më të vogla u mblodhën për një përgjigje të unifikuar mbi ftesën e koalicionit qeveritar. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi pas takimit me drejtuesit e partive të opozitës se qeveria ka shkelur Kushtetutën duke nxjerrë një akt normativ që shtyn hyrjen në fuqi të një ligji të miratuar me shumicë të cilësuar.
Opozita i përgjigjet Kryeministrit Rama
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Pas pak nga takimi opozita publikoi një letër përgjigje kryeministri Rama ndaj ftesës me shkrim të qeverisë, ku theksohet se akti normativ që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil përjashton vetiu dialogun dhe mirëkuptimin. Në letër theksohet se miratimi me konsensus i këtij ligji ishte prej dy vjetësh kusht i Bashkimit Europian, konsensus që nuk e dhanë asnjëherë sa ishin në opozitë, duke vonuar statusin kandidat për Shqipërinë.

Sipas demokratëve tashmë në opozitë, votimi u bë me mirëkuptimin që ligji të hynte në fuqi më 1 tetor dhe aktet nënligjore t'i bënte parlamenti i ri deri në 31 dhjetor. Veprimet e njëanshme të qeverisë bllokuan në mënyrën më të paprecedentë një ligj të miratuar me unanimitet nga parlamenti. Letra e sotme nuk ndryshon asgjë nga ato që deklaroi një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha.

Socialistët në qeveri ftuan opozitën për një takim ku të bisedohet si të hartohen aktet nënligjore, të një ligji, që sipas tyre është i pazbatueshëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe në parlament ato që i shkroi opozitës në letër për dialog dhe mirëkuptim.

Mospajtimet mbi statusin e nëpunësit civil rikthyen konfliktet politike në parlamentin e ri me shumicë socialiste dhe një opozitë numerikisht të pafuqishme. Përtej letrave që po shkëmbehen midis selive partiake, javën tjetër mbete të shihet nëse do të fitojë forca e argumentave apo forca e kartonave
XS
SM
MD
LG