Lidhje

Shqipëri, Propozim për reformat në pushtetin vendor


Në Shqipëri shumica e majtë ka paraqitur në parlament nismën për ngritjen e një komision dypartiak për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale. Këtë e njoftoi mbrëmë kryetari i parlamentit Ilir Meta gjatë një pritjeje me përfaqësues të institucioneve të pavarura.

Zoti Meta e cilësoi të vonuar realizimin e kësaj reforme, e cila sipas tij “do të përmirësonte thelbësisht cilësinë e pushtetit vendor e do ta bënte atë shumë efikas dhe të aftë për planifikim strategjik të politikave zhvillimore. E po ashtu ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, ekonomike dhe natyrore në nivel vendor”, tha zoti Meta.

Filimisht Qeveria duket se kishte menduar që ta udhëhiqte vetë këtë proces, ndërsa parlamenti të ishte në rolin e mbikqyrësit. Por duket se ajo u ndikua më pas nga qëndrimi refuzues i opozitës ndaj një zgjidhjeje të tillë, dhe iu rikthye komisionit parlamentar si institucioni të cilit do t’i besohet kjo reformë.

Ndonëse me një sipërfaqe të vogël, Shqipëria është e ndarë në shumë njësi administrative. Vendi është ndarë në 12 qarqe dhe 36 rrethe, ndërsa funksionojnë 65 bashki dhe 309 komuna, të gjitha këto me një kosto jo të vogël financiare, nd[rkohe qe janë kthyer edhe ne pengesë në hartimin e planeve të nje zhvillimi rajonal.

Sipas shumicës, synimi është që kjo reformë të mund të miratohet nga parlamenti në muajin korrik, në mënyrë që të vihet në zbatim në kohë përpara zgjedhjeve vendore të 2015. Vënie e saj në zbatim do të sjellë edhe një rishikim të detyrueshëm të kodit zgjedhor i bazuar në sistemin proporcional rajonal. Edhe ky kod po ashtu do të duhet të rishikohet në kohë për të shmangur problemet me zbatimin e tij.
XS
SM
MD
LG