Lidhje

Shqipëri, hetim pasurive të gjyqtarëve


ILDKP
ILDKP

ILDKP-ja nis rikontrollin e deklarimeve të gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe Apelit në të gjithë vendin

Në Shqipëri Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKP) njoftoi se ka nisur verifikimet mbi deklarimet e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit. Sipas ILDKP-ës, për këta gjykatës, ka nisur “kontrolli i plotë, rikontrolli dhe hetimi administrativ”, ndërsa sqarohet se “me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta” ILDKP do të bashkëpunojë intensivisht “me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik”.

Në njoftimin e vet, Inspektoriati saktëson se i ka kërkuar “strukturave të specializuara si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe degëve të tij në qarqe, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, që në rast se disponojnë informacione për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin nga gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë”. ILDKP-ja vlerëson si “të domosdoshëm bashkërendimin e të gjitha strukturave shtetërore me qëllim evidentimin e rasteve të fshjehjes së interesave private, të mosdeklarimit të pasurive, apo dhe të tjetërsimit të tyre”.

Në Shqipëri, të gjithë sondazhet e opinionit i rendisin gjyqtarët si një ndër kategoritë më të korruptuara në vend. Kohet e fundit ILDKP-ja denoncoi tre gjyqtarë për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Mes tyre është edhe gjykatësi i Apelit dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni, ndaj të cilit prokuroria ka nisur edhe një hetim mbi pasurinë e tij familjare që llogaritet në afër 1.8 milion euro. Gjoni ka deklaruar se kjo pasuri i përket bashkëshortes së tij dhe se ajo ishte krijuar përpara lidhjes së tyre martesore.
XS
SM
MD
LG