Lidhje

Shqipëri, socialistët zyrtarizojnë ofertën për zgjidhjen e ngërcit mbi hetimin e zgjedhjeve


Shqipëri, socialistët zyrtarizojnë ofertën për zgjidhjen e ngërcit mbi hetimin e zgjedhjeve
Shqipëri, socialistët zyrtarizojnë ofertën për zgjidhjen e ngërcit mbi hetimin e zgjedhjeve

Në Shqipëri socialistët vendosën sot të zyrtarizojnë përmes një propozimi të shkruar qe e dorezuan ne parlament, ofertën e tyre të fundit për zgjidhjen e ngërcit lidhur me hetimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009, ku ata nuk kërkojnë asnjë verifikim të fletëve të votimit.

Propozimi i socialistëve ishte bërë publikisht prej gati dy javësh nga kryetari socialist Edi Rama, i cili më pas i dërgoi edhe një letër kryeministrit Sali Berisha. Por shumica e drejtuar nga zoti Berisha këmbënguli që ta kishte me shkrim këtë propozim, pasi në ofertën e mëparshme flitej për një hetim të pakufizuar.

Sot deputetët socialist kanë dorëzuar projektin për ngritjen e komisionit hetimor dhe kanë modifikuar pikërisht këtë pikë. Në propozimin e tyre thuhet se hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së komisionit do të bazohet në materialet, dokumentat ose provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, përjashto fletët e votimt që gjenden në kutitë e votimit në kuptim të nenit 119, pika 3 e kodit zgjedhor.

Procesi i hetimit, propozojnë socialistët “do të përfshijë dokumentacionin që gjendet në kutitë e materialeve zgjedhore të cilat ngarkohet komisioni qëndror i zgjedhjeve t’i ruaje dhe t’i vendosë në dispozicion të komisionit hetimor”.

Nëse për gati dy javë palët u morën me anën formale, tanimë ato do të jenë të detyruara të ulen për të diskutuar mbi këtë propozim. Ndonëse beteja e socialistëve nisi me kërkesën për fletet e votimit, ata bënë disa lëshime për të arritur në këtë pikë, duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për dështim por për një tërheqje me synim që t’i japë fund krizës së gjatë.

XS
SM
MD
LG