Lidhje

Trafiku i marijuanës zhvendoset në juglindje të Shqipërisë


Trafiku i marijuanës drejt Greqisë është zhvendosur drejt kufirit juglindor. Policia shqiptare dhe greke kanë bllokuar sasi të mëdha marijuane në zonat ndërkufitare mes të dy vendeve.

Policia e Korcës tha se bllokoi rreth 300 kilogramë marijuanë të fshehur në dy banesa të braktisura në zonën rurale të Vithkuqit të Korçës. Sasia e lëndës narkotike ishte paketuar në 23 thasë ndërkohë që polica bllokoi edhe 2 armë zjarri. Policia tha se ndaloi dy persona të dyshuar për mbajtjen e lëndës narkotike dhe po vijon hetimet.

Marijuana traffic albania
Marijuana traffic albania

Ndërkohë policia e Kosturit në anën greke bllokoi rreth 100 kilogramë marijuanë dhe arrestoi dy shtetas shqiptarë. Policia greke tha se bllokoi 4 çanta udhëtimi që përmbanin 93 paketime plastike të marijuanës. Policia greke tha se një person tjetër është shpallur në kërkim dhe dyshohet se i paraprinte automjetit ku u bllokua marijuana.

Pak ditë më parë në po këtë zonë ishte bllokuar nga policia greke një tjetër sasi marijuane. Ndërkohë në dy operacione të tjera policia greke njoftoi bllokimin e disa dhjetëra kilogramëve marijuanë duke arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë. Greqia vijon të mbetet destinacioni i dytë pas Italisë i dërgimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike që u kultivuan në Shqipëri.

Rrjetet shqiptare dhe greke të trafikut janë rigjallëruar duke përdorur mënyra të ndryshme për të transportuar përmes kufirit tokësor shqiptaro-grek qindra kilogramë marijuanë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG