Lidhje

Shqipëri, vazhdojnë kundërshtimet politike rreth çështjes së zgjedhjeve


Shqipëri, vazhdojnë kundërshtimet politike rreth çështjes së zgjedhjeve
Shqipëri, vazhdojnë kundërshtimet politike rreth çështjes së zgjedhjeve

Kryetari socialist Edi Rama i bëri sot sërish thirrje qeverisë që sipas tij të angazhohet në zgjidhjen e krizës në interes të të gjithëve e jo të vendoset në pozicionin kokëfortë të pushtetit, siç u shpreh ai.

Komentet e drejtuesit socialist u bënë 24 orë pasi shumica e djathtë, përmes kryetarit të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, hodhi poshtë si në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet, propozimin socialist për të nisur hetimin mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009 me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore ndërkohë që të pritej mendimi i komisionit të Venecias për çështjen që lidhet me fletët e votimit.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha, nuk e përmendi sot propozimin socialist, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij, ndërkohë që ripërsëriti se grevistët mund të qëndrojnë aty sa të duan dhe se ai do të respektonte të drejtën e tyre të protestës. Socialistët këmbëngulin se nuk tërhiqen dhe sipas kryetarit Rama shumë të tjerë janë të gatshëm të futen në grevë.

XS
SM
MD
LG