Shqipëria nënshkroi sot dy marrëveshje të vecanta me Malin e Zi dhe Maqedoninë të cilat do të bëjnë të mundur që qytetarët e tyre të udhëtojnë në shtetet respektive duke përdorur si dokument edhe letërnjoftimin biometrik.
Marrëveshjet u nënshkruan pasdite në Tiranë nga ministri i jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto me homologun e tij malazez Milan Roćen dhe me atë maqedonas Nikola Poposki.
Marrëveshja me Malin e Zi ishte parashikuar të nënshkruhej një ditë më parë në Podgoricë nga kryeministrat e të dy vendeve. Por vizita e kryeministrit shqiptar Sali Berisha u anullua për shkak të një shqetësimi shëndetësor. Lëvizja e qytetarëve të vendeve të rajonit