Lidhje

Shtetet e Bashkuara po kerkojnë në menyrë aktive terroristin Aulaki të lindur në Amerikë


Shtetet e Bashkuara po kerkojnë në menyrë aktive terroristin Aulaki të lindur në Amerikë
Shtetet e Bashkuara po kerkojnë në menyrë aktive terroristin Aulaki të lindur në Amerikë

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibs thotë se administrata e presidentit Obama po bën çdo përpjekje për të gjetur Anwar al-Awlaki të lindur në Shtetet e Bashkuara, i cili njoftohet se po fshihet në rajonin malor të largët të Jemenit në provincën Shabwa.

Në mënyrë aktive ne po mundohemi ta gjejmë atë dhe shumë të tjerë në mbarë botën të cilët po mundohen tu bëjnë një dëm të madh vendit dhe interesave tona.

Al- Awlaki i cili është i biri i një politikani të rendësishëm jemenas, po bën thirrje për vrasjen e qytetarëve amerikanë përmes një vidjoje të postuar në internet të dielën. Grupi jemenas që e quan veten al-Kaida në Gadishullin Arabik publikoi videon në fjalë.

Duke folur në një program të kanalit televiziv CBS, zoti Gibs thotë se al-Awlaki bën thirrje për vrasje dhe dhunë.

....pavaresisht se i ka treguar botës se ai është klerik, në pamjet filmike duket se ai mbështet agjendën e al-kaidës për vrasje dhe dhunë. Faktikisht, në videot e fundit, ai ka thënë s është anëtar i al-Kaidës në Gadishullin Arabik, që ka një synim si të al-kaidës për të sulmuar objektiva në Jemen dhe mbarë botën, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Gibs po ashtu sulmoi al-Kaidën, duke përseritur pershkrimin e presidentit Obama për grupin gjatë një fjalimi para kadetëve diplomantë në Akademinë Ushtarak Amerikane të shtunën.

Presidenti tha...se pjestarët e al-Kaidës janë burrecë që do të jenë në anën e gabuar të hisotorisë. Keta kadetë, shumë prej të cilëve do të shkojnë në Afganistan për të ndekur beteja tona atje për të mbajtur të sigurtë vendin tonë dhe presidenti do të vazhdojë të ndermarrë veprime të drejtëpërdrejta kundër terroristëve si Awlaki dhe të mbajë të sigurtë vendin tonë nga keta vrasës.

Al Awlaki thuhet se ka qënë figurë ideatore për majorin Nidal Malik Hasan që vrau 13 njerëz në bazën ushtarake Fort Hood të Teksasit. Po ashtu thuhet se ai mund të kishte patur kontakte me Umar Farouk Abdulmutallab, i cili u mundua pa sukses të hedhë në erë një aeroplan udhëtarësh mbi Detroit ditën e Krishtlindjeve.

XS
SM
MD
LG