Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve hap hetime mbi çështjen Rob Porter


Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikqyrjen hapi të mërkurën një proces hetimor për të zbuluar përse nuk u pushua nga puna në Shtëpinë e Bardhë ndihmësi i Presidentit Trump, Rob Porter, muaj më parë, kur FBI-ja i dorëzoi zyrtarëve raporte lidhur me akuzat që kishin ngritur kundër tij dy ish-bashkëshorte se ai kishte ushtruar dhunë fizike.

Porter dha dorëheqjen javën e kaluar, por drejtori i FBI-sëChristopher Wray u tha ligjvënësve këtë javë se që në mars të 2017 punonjës të FBI-së e kishin informuar Shtëpinë e Bardhë lidhur me akuzat për dhunë bashkëshortore kundër tij. Rob Porter analizonte postën dhe dokumentet që vinin në adresë të Presidentit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG