Lidhje

Ndalohet gruaja dhe fëmija e udhëheqësit të IS


Zyrtarët e sigurisë thanë se ushtria libaneze ka ndaluar gruan dhe fëmijën e udhëheqësit të grupit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Zyrtarët thane se gruaja dhe fëmija po merren në pyetje në ministrinë e mbrojtjes së Libanit, pasi u ndaluan gati 10 ditë më parë pranë kufirit me Sirinë, duke mbajtur dokumenta të rreme.

Gazeta libaneze As-Safir njoftoi se ushtria i ndaloi të dy ata në bashkëpunim me agjencitë e huaja të zbulimit.

Nuk ka patur reagime të menjëhershme nga Shteti Islamik.

Baghdadi ka drejtuar Shtetit Islamik që nga viti 2010 dhe grupi ka marr pjesë të mëdha territory në lindje të Sirisë dhe veri të Irakut. Shtetet e Bashkuara e kanë deklaruar atë një terrorist global dhe kanë ofruar deri në 10 milion dollarë për kapjen e tij.

XS
SM
MD
LG