Lidhje

Sulme të reja ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak


Avionët amerikanë kanë bombarduar pozicionet e Shtetit Islamik në jugperëndim të Bagdadit, si pjesë e zgjerimit të fushatës amerikane kundër grupit militant në Irak.
Pentagoni tha dje se ky ishte sulmi i parë si pjesë e një përpjekje të zgjeruar përtej mbrojtjes së personelit dhe interesave amerikane në Irak, ndërkohë që Shteti Islamik po vazhdon sulmet.
Një tjetër sulm ajror është kryer pranë malit Sinjar në Irakun verior.
Presidenti Barak Obama në një fjalim kombëtar javën e kaluar tha se Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë përpjekjet e tyre ushtarake kundër Shtetit Islamik dhe do të udhëheqin një përpjekje këmbëngulëse për shkatërrimin e militantëve të këtij grupi kudo që ata janë.

XS
SM
MD
LG