Lidhje

Ndikimi në luftën kundër Shtetit Islamik i situatave në Irak dhe Turqi


Ndërkohë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA po lufton të shmangë mizoritë e Shtetit Islamik, si shpërthimet e djeshme në Bagdat, ekziston një shqetësim në rritje, se kjo përpjekje po sabotohet nga trazirat e brendshme politike në Irak dhe në Turqi. Analistët kanë pikëpamje të ndryshme nëse SHBA-ja duhet të influencojë dinamikat e brendshme në këto vende.

Mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr mësynë në zonën jeshile në muajin prill, të irrituar prej dështimit të politikanëve irakianë në reformimin e një sistemi të korruptuar.

Është një lloj kaosi politik që u shërben interesave të armiqve të Irakut, kryesisht Shtetit Islamik, tha gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit të OKBs-, Përfaqësuesi Special Jan Kubis.

Analistët thonë se krijimi i një qeverie legjitime dhe të përgjegjshme mund të jetë çelësi për stabilitetin afatgjatë të Irakut.

“Nuk shohim kryengritje të tilla dhe aktivitete terroriste në vende ku qeveritë u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të popullsisë.”

Zonja Younis thotë se përpjekjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga Iraku, mund të kenë rezultate të kufizuara.

“Nuk do të trajtojmë dot arsyet thelbësore për radikalizimin në Irak, nëse nuk merremi me atë që po tregojnë protestuesit - se qeveria e Irakut është e korruptuar dhe ka dështuar në ofrimin edhe të shërbimeve bazë.”

Në Turqi, dorëheqja e papritur e Kryeministrit Davutoglu e lë SHBA-në pa një aleat kyç në këtë vend.

“Komplikohen gjërat pasi Davutoglu ishte i mirënjohur në Uashington dhe ishte sigurisht arkitekti i politikës së jashtme të Turqisë gjatë viteve të fundit.”

Por, zoti Cammack shton se sidoqoftë SHBA-ja nuk ka shumë rol në politikat e brendshme të Turqisë.

Departamenti i Shtetit pret megjithatë nga Turqia që të vazhdojë të jetë një partnere e fortë në koalicionin kundër Shtetit Islamik, pavarësisht dinamikave të politikës së brendshme.

“Turqia nuk është e verbër ndaj rrezikut që kërcënon vetë kufirin e saj tokësor. Është e vetëdijshme.”

Analistët thonë se një shqetësim kryesor i SHBA-së për të dyja këto vende është ruajtja e balancës ndërmjet ofrimit të mbështetjes dhe shmangies së perceptimit të ndërhyrjes.

XS
SM
MD
LG