Lidhje

Siguria e Olimpikeve në Soçi


Rusia nuk e ka pranuar ende ofertën e ushtrisë amerikane për të dhënë ndihmë për sigurinë gjatë Lojrave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Soçi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me planet për të dërguar dy anije të marinës në Detin e Zi gjatë ditëve të ardhshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Luis Ramirez njofton.

Shpërthimet e fundit me bombë në Rusi janë një sinjal për zyrtarët amerikanë se mundësia për sulmeve gjatë lojrave Olimpike është reale.

Pentagoni ka ofruar të dërgojë dy anije të marines në Detin e Zi dhe zyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë qënë në diskutime që përfshijnë mundësinë e shfrytëzimit të teknologjisë amerikane për pajisjet shpërthyese të improvizuara.

Rusët ende nuk e kanë pranuar ofertën. Ndërkohë, komandantët amerikanë po bëjnë plane paraprake për evakuimin e mijëra amerikanëve në rast se ndodh ndonjë sulm.

Zëdhënësi i Pentagonit admiral John Kirby:

“Anijet që do të dërgojmë në Detin e Zi janë anije që kanë disa kapacitete, ashtu si shumë anije tonat. Dhe shumica e anijeve janë të afta të mbajnë helikopterë. Shumica e anijeve tona kanë impiante mjekësore në bord.”

Sulmet e fundit dhe njoftimet se terroriste të dyshuara femra janë parë në Soçi kanë nxitur diskutimet në Uashington rreth sigurisë. Juan Zarate është analist i mbrojtjes në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Këto nuk janë raste imagjinare, janë raste që duhen ndjekur meqë janë të përfshira Shtetet e Bashkuara. Pork y është një kërcënim terrorist real që ekspozon atletët, sponsorizuesit dhe qytetarët amerikanë që shkojnë për të ndjekur garat.”

Rusët kanë ofruar garanci se mund t’i përballojnë vetë kërcënimet e sigurisë, dhe qeveria amerikane po tregohet e kujdesshme të mos e vërë Moskën në situatë të pakëndshme. Por analistët thonë se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar pasi nuk po marrin të njëjtin bashkëpunim që kanë patur me vendet e tjera mikëpritëse të lojrave.

“Rusët po shqetësohen gjithnjë e më shumë rreth perceptimit të pasigurisë dhe si rrjedhojë nuk kanë dashur të lejojnë Shtetet e Bashkuara dhe shërbime të tjera sigurimi për të dhënë ndihmë.”

Zyrtarët amerikanë kanë filluar të flasin hapur rreth shqetësimeve të tyre dhe kanë filluar përgatitjet për skenarin më të keq të mundshëm. Ky skenar përfshin pozicionimin e anijeve si dhe avionëve luftarak në brigjet pranë për të lëvizur atletët e plagosur dhe qytetarë të tjerë amerikanë – nëse ndodh më e keqja.
XS
SM
MD
LG