Lidhje

SHBA, O.J.Simpson do të lirohet me kusht


Në Shtetet e Bashkuara, O.J. Simpson, ish hero i futbollit dhe aktor, reputacioni i të cilit u dëmtua pasi u akuzua se kishte vrarë ish gruan e tij dhe mikun e saj, duke filluar nga 1 tetori do të lirohet me kusht, pas akuzave lidhur me një vjedhje të armatosur.

Vendimi u mor të enjten nga Bordi i Komisionit të Lirimit me Kusht të Nevadës. Simpson, tani 70-vjeçar, u paraqit para Bordit, për t’iu përgjigjur pyetjeve si i dënuar për një vjedhje dhe rrëmbim së bashku me një grup bashkëfajtorësh, dy prej të cilëve ishin të armatosur. Por vrasjet në vitin 1994 të ish-gruas së tij Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj Ronald Goldman, për të cilat ai u shpall i pafajshëm pas gjyqit më të ndjekur në historinë amerikane, hodhën hije për një kohë të gjatë në jetën dhe reputacionin e tij.

Pasi i gjet fajtor në gjyqin e vitit 2008 për pjesëmarrje në vjedhje, gjykatësi e dënoi zotin Simpson me 9-33 vjet burgim, që do të thonte se ai mund të lirohej me kusht duke filluar nga 1 tetori i këtij viti. Bazuar në moshën e tij dhe në faktin që gjatë 9 viteve ai kishte qenë një i burgosur shembullor, Bordi i Komisionit të Lirimit me Kusht të Nevadës e liroi atë me kusht, me herën e parë që ai kishte të drejtën të kërkonte lirimin e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG