Lidhje

Shtëpia e Frank Sinatrës tërheq vizitorë


Më 12 dhjetor do të mbushte 100 vjeç Frank Sinatra, këngëtari dhe aktori i famshëm amerikan, pjesëtar i grupit të aktorëve të njohur si "The Rat Pack". Sinatra u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë jetës së tij këngëtari i njohur gjithashtu me nofkën bazuar tek titulli i njërës prej këngëve të tij të famshme "Ol' Blue Eyes", jetoi në vende të ndryshme, por njëra prej shtëpive të tij, ajo në shkretëtirën Palm Springs, është tani një pronë mjaft e njohur. Sot shtëpia e Sinatrës jepet me qira dhe ajo frekuentohet nga admiruesit e tij.

Shtëpia e famshme e Frank Sinatrës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

Ashtu sikurse shumë gjëra në jetën e tij, Frank Sinatra e bëri shtëpinë sipas mënyrës së tij.

Vila "Twin Palms Estate", e vendosur në mesin e shkretëtirës Palm Springs, është shtëpia e vetme të cilën ai e ngriti nga e para. Sot, historianët e arktekturës thonë se shtëpia është personifikim i modernizimit bashkëkohor në mesin e shkretëtirës.

Në vitin 2011, shtëpia e Sinatrës u cilësua "Qendër Historike e Klasit të Parë" nga qyteti Palms Springs. Ajo është gjithashtu një destinacion mjaft popullor për turistët, në një zonë që dikur njihej si vend zbavitjeje për njerëzit e pasur dhe të famshëm.

Sipas William Sayegh, që punon për grupin "Beau Monde Villas", Sinatrën e tërhoqi shumë kjo zonë dhe menjëherë ai ndjeu se do të ishte vendi i përshtatashëm për të, për të jetuar.

Artisti e porositi vendin ku ai donte të banonte kur ishte në kulmin e famës së hershme, pasi kishte bërë milionin e parë të pasurisë së tij.

Fillimisht ai pagoi 150 mijë dollarë për shtëpinë me ajër të kondicionuar në mesin e shkretëtirës. }Në atë shtëpi ai jetoi mes viteve 1948 dhe 1957.

Sinatra e quajti vilën e tij "Twin Palms", nisur nga dy palmat në oborrin e shtëpisë, të cilat vazhdojnë të jenë atje edhe sot:

"Një nga aspektet më të bukura të kësaj shtëpie është se Frank Sinatra bleu tokën dhe pastaj ndërtoi atje shtëpinë e tij", - thotë Sayegh. "Ai fluturoi mbi të gjithë zonën me avion, e pa vendin me dy palmat dhe vendosi ta ndërtojë atje shtëpinë e tij. Ai bleu dy copa toke, tek njëra ndërtoi shëpinë e madhe dhe tek tjetra pishinën ngjitur me të."

Sinatra shkoi fillimisht në qytetin e shkretëtirës në vitin 1947, duke çuar atje joshjen dhe magjinë e Hollivudit.

Shumë shpejt, Palm Springs u bë vendi ku shkonte ajka e Hollivudit. Fqinjë me të u bënë aktorë të tjerë të njohur, si komediani dhe aktori Jack Benny, aktori Cary Grant dhe këngëtari Al Jolsen.

Prona me një sipërfaqe të madhe ka dy adresa: njërën për pishinën me koliben pranë saj, dhe tjetra për shtëpinë.

E gjithë prona ka një sipërfaqe prej 4 mijë e 180 metrash katrore, ajo ka katër dhoma gjumi, shtatë banja dhe një pishin me formën e një pianoje.

Tani prona operohet nga firma "Beau Monde Villas", si një nga pronat më luksoze që jepet me qira dhe destinacioni më popullor në Palm Springs.

Historiani i arkitekturës, Robert Imber, thotë se shtëpia u dizenjua sipas arkitekturës gjeorgjiane, shija e Sinatrës:

"Ai donte një shtëpi të sitlit gjeorgjian. Kishte shumë njohuri për arkitekturën, madje i pëlqente shumë. I bënë dy projekte, një të stilit modern dhe një tjetër të stilit gjeorgjian. Në atë kohë Sinatra ishte i martuar me aktoren Ava Gardner dhe ai zgjodhi këtë shtëpi për të jetuar për disa vjet. Kur u ndërtua shtëpia, nuk kishte asgjë rreth e rrotull. Vizitorët vinin këtu me avion në mesin e shkretëritës dhe hynin në një shtëpi ku priteshin me kokteje."

Pronarët e tanishëm të shëpisë janë përpjekur ta ruajnë sa më shumë pa e ndryshuar shtëpinë, madje ata kanë shtuar edhe disa relike të Sinatrës. Sinatra e projektoi vetë dhomën e tij të gjumit dhe ajo ka mbetur siç ishte.

Tipare unike të shtëpisë janë pishina në formën e pianos, pajisja origjinale e regjistrimit Valentino, pianoja dhe mobilje të periudhës së atyre viteve.

Po ashtu në shtëpi është një pikturë abstrakte që Sinatra e krijoi në vitin 1975, si dhe banjot origjinale të Frankut dhe Avës.

Një krisje në vaskë thuhet se është bërë kur Sinatra pati hedhur një shishe shampanje ndaj Avës, në një prej sherreve të tyre.

Sinatra dhe Gardner u martuan në vitin 1951 dhe u divorcuan në vitin 1957. Sayegh thotë se ata e që e marrin me qira shëpinë për 2 mijë e 600 dollarë natën i duket se udhëtojnë në kohë:

"Njerëzit shpesh thonë se i duket se jetojnë në atë kohë kur hyjnë në këtë shtëpi, sepse ajo ka pajisje dhe mobilje të periudhës kur jetonte Sinatra, të cilat ne i kemi vënë për ta ruajtur shëpinë ashtu siç ishte, kur këtu jetonte Sinatra. Vizitorët ndjehen këtu sikur bëhen pjesë e jetës së Sinatrës. Ata shpesh vishen siaps stilit të kohës dhe organizojnë këtu mbrëmje si atëhere.", - thotë Sayegh.

Për ta marrë me qira vilën e Sinatrës, vizitorët duhet të paguajnë për minimumi tre netë, plus një pagesë parprake prej 350 dollarësh, por historiani Imber thotë se ja vjen:

"Këtu është shpretëtirë dhe në mesin e saj gjen një parajsë. Këtu vijnë njerëz nga e gjithë bota për të shijuar klimën, natyrën e mrekullueshme, arkitekturën… Vijnë njerëz të famshëm, të të gjitha moshave, ky është një vend i magjishëm."

Sinatra lindi më 12 dhjetor të viti 1915, dhe ai jetoi deri në moshën 82-vjeçare. Vdiq nga një infarkt në 14 maj të vitit 1998.

XS
SM
MD
LG