Lidhje

Opozita siriane: 15 të vrarë nga forcat qeveritare


Aktivistët thanë se sulmet e qeverisë siriane në një zonë kryesisht kurde në veri të Alepos kanë vrarë 15 persona. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se nëntë fëmijë dhe tre gra ishin mes të vrarëve në sulmin e së shtunës.

Aleppo është mes fronteve kryesore në luftën civile mes presidentit sirian Bashar al-Assad dhe rebelëve që përpiqen të rrëzojnë qeverinë e tij.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 70 mijë njerëz janë vrarë gjatë konfliktit dy vjeçar dhe një milion të tjerë janë shpërngulur në vende të tjera.
XS
SM
MD
LG