Lidhje

15 të vrarë nga goditje ajrore në Sirinë lindore


Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha sot se Siria duket se e ka marrë parasysh paralajmërimin amerikan për të mos përdorur armë kimike.

Ai iu referua një paralajmërimi që Shtëpia e Bardhë i bëri të hënën presidentit sirian Bashar al-Assad se nëse forcat qeveritare kryejnë një sulm tjetër kimik, "Assadi dhe ushtria e tij do të paguanin një çmim të rëndë".

Ndërkaq, si pasojë e një sulmi ajror në një fshat të kontrolluar nga Shteti Islamik në Sirinë lindore sot u vranë të paktën 15 vetë, sipas njoftimeve nga grupet e monitorimit në zonë. Disa vlerësime e çonin numrin e të vrarëve në 35.

Grupet e monitorimit thanë se bombat u hodhën nga aeroplanë të paidentifikuar përgjatë luginës së lumit Eufrat, në fshatin Doblan, një zonë ku veprojnë aeroplanët amerikanë, sirianë dhe rusë.

Të martën, organizata siriane për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani njoftoi se si pasojë e një sulmi të forcave të koalicionit në një burg të IS-isit në qytetin al-Mayadeen u vranë 57 vetë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i shqyrtojnë pretendimet, por një zëdhënës ushtarak i tha “Zërit të Amerikës” se "misioni u planifikua dhe u zbatua në mënyrë të përpiktë për të zvogëluar rrezikun e dëmtimeve anësore dhe dëmtimit të mundshëm të jo-luftëtarëve", siç tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG