Lidhje

OKB analizon marrëveshjen për Sirinë


Diplomatë të OKB-së po diskutojnë mundësinë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të mbështetur armëpushimin e arritur nga SHBA-Rusi për Sirinë. Sekretari i Shtetit John Kerry e ka cilësuar këtë marrëveshje si “e vetmja mënyrë që mund të ndalë luftën”.

Palët ndërluftuese në Siri kanë deri të premten në mesditë të deklarojnë nëse do ta zbatojnë ndalimin e zjarrit që duhet të hyjë në fuqi 12 orë më pas.

"Alternativa do të ishte keqësimi i luftës, shkatërrimi i plotë i Sirisë, në një formë që është e pamundur për ta rimëkëmbur përsëri”, tha zoti Kerry dje.

Zyrtarë amerikanë dhe rusë po vazhdojnë sot diskutimet për zbatimin e armëpushimit. Zëvendës ministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov ritheksoi se Rusia nuk po analizon aleternativa të tjera përveç këtij plani.

Qeveria siriane ka thënë se do të marrë pjesë, por do të vazhdojë të godasë terroristë të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës, të cilët nuk përfshihen në termat e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG