Lidhje

Siri, Dhjetëra të vrarë nga sulmet qeveritare


Të paktën 30 civilë janë vrarë nga bombardimet e regjimit sirian mbi lagje të Alepos që kontrollohen nga kryengritësit, njofton një grup në zonë.

Forcat qeveritare siriane ndërmorën 10 sulme ndaj lagjes al-Çarirji, duke vrarë 20 vetë në atë lagje, si dhe duke shkaktuar 10 viktima të tjera në lagjet Meyasar dhe Baydeen aty pranë, thanë aktivistët.

Sulmet në lagjet e kontrolluara nga kryengritësit kanë lënë mbi 100 të vdekur që nga e enjtja, njoftojnë grupet vëzhguese.

Në zonat rurale përreth Alepos, avionët sirianë vunë në shenjestër një numër fshatrash.

Ndërkaq, sipas njoftimeve nga Siria, forcat qeveritare kanë vazhduar përparimin drejt provincës veriore të Rakas, e cila shërben si kryeqytet i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se trupat siriane kanë mbërritur “kufirin administrativ të Rakas”, me mbështetjen e avionëve rusë.

Ekstremistët e ISIS e kanë mbajtur qytetin e Rakas që nga viti 2013, kur e morën nga duart e kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

XS
SM
MD
LG