Lidhje

Tensionet SHBA-Rusi në Siri, Australia pezullon përkohësisht sulmet


Australia njoftoi se ka pezulluar përkohësisht sulmet ajrore të forcave të saj në Siri.

Vendimi vjen pak ditë pasi një avion luftarak amerikan rrëzoi një avion sirian dhe Rusia, u përgjigj duke kërcënuar se do t'i trajtonte avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në qiellin e Sirisë si objektiva goditjeje.

Australia është pjesë e koalicionit që filloi sulmet ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri në shtator 2014.

Dje, Shtetet e Bashkuara iu kundërpërgjigjën me forcë kërcënimit rus.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se SHBA “do të bëjnë ç’është e mundur për të mbrojtur interesat e tyre".

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov e quajti rrëzimin e avionit sirian SU-22 një "akt agresioni". Ministria ruse paralajmëroi se do të pezullojë një linjë komunikimi për parandalimin e aksidenteve ushtarake.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni do të përpiqet për t’i mbajtur linjat e komunikimit të hapura për eliminuar përplasjet e mundshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG