Lidhje

Thirrje e al-Zawahirit forcave kryengritëse në Siri


Udhëheqësi i al-Kaidës u bëri thirrje forcave kryengritëse në Siri të mos luftojnë me njera tjetrën dhe të përqëndrohen në betejën kundër presidentit Bashar al-Assad. Këto komente bëhen ndërsa i dërguari i Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi u takua sot në Gjenevë me përfaqësues të qeverisë siriane dhe të opozitës, në përpjekje për të ndërmjetësuar konfliktin thuajse tre-vjeçare.
Udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, e përcolli mesazhin e tij përmes një regjistrimi fonik, të vendosur sot në një faqe interneti që përdoret nga grupet ekstremiste. Vend-ndodhja e tij nuk dihet dhe regjistrimi nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, por analistët thonë se zëri duket se është ai i udhëheqësit të al-Kaidës. Grupe të lidhura me al-Kaidën janë përleshur gjatë javëve të fundit me kryengritës të tjerë, që luftojnë kundër regjimit sirian.
Ndërkohë në Gjenevë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave kanë shënuar pak përparim.
XS
SM
MD
LG