Lidhje

Siri: Vazhdon për të tretën ditë fushata ushtarake kundër protestuesve


Siri: Vazhdon për të tretën ditë fushata ushtarake kundër protestuesve
Siri: Vazhdon për të tretën ditë fushata ushtarake kundër protestuesve

Në Siri vazhdoi për të tretën ditë fushata ushtarake e qeverisë për të shtypur protestuesit në qytetin bregdetar të Latakias, ndërsa trupat po kryejnë sulme të reja pranë qytetit Homs.

Sipas njoftimeve ka patur të shtëna me tanke në disa lagje të Latakias dhe dëshmitarë okularë thonë se banorët po përpiqen të dalin nga qyteti.

Grupet e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 30 banorë në Latakia që nga e shtuna.

Dy të vrarë raportohen sot. Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se anijet luftarake siriane hapën zjarr dje ndaj qytetit, ndërsa nga tanket dhe makina të tjera të pajisura me mitralozë u hap zjarr ndaj zonave bregdetare.

XS
SM
MD
LG