Lidhje

Siri: Arrin në 100 000 numri i të vdekurve


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se numri total i të vdekurve nga lufta civile në Siri ka arritur në 100 mijë vetë. Zoti Ban përsëriti thirrjen për bisedime urgjente për paqen. Pjesa më e madhe e viktimave janë civilë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha dje se luftimet duhet të ndalen si parakusht për zhvillimin në Gjenevë të një konference për paqe sa më parë që të jetë e mundur.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili u takua në Nju Jork me anëtarë të opozitës siriane, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se kërkohet rol udhëheqës për të sjellë të gjitha palët në tryezën e bisedimeve të paqes.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përpjekur të organizojnë një konferencë ndërkombëtare për paqen në Siri, ku të diskutohet ideja e një qeverie tranzicioni. Por palët në konflikt nuk duket se kanë shumë pika të përbashkëta që mundësojnë kompromis.
XS
SM
MD
LG