Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Siri


Në Siri, një grup i të drejtave të njeriut thotë se trupat qeveritare kanë vrarë të paktën 7 persona në ditën e dytë të luftimeve me forcat rebele në një rajon që më parë ka qenë zonë e qetë kufitare, ku nuk ishin vendosur vëzhgues të Kombeve të Bashkuara.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se helikopterët dhe tanket ushtarake hapën sot zjarr në disa qytete në provincën veriperëndimore Latakia dhe se mes të vrarëve kishte civilë dhe të paktën një kryengritës.

Kjo organizatë tha se në luftimet e djeshme në mbarë vendin u vranë 30 vetë, shumë prej tyre në Latakia, por numri i viktimave nuk është vërtetuar nga burime të pavarura. Forcat rebele të Ushtrisë Siria e Lirë duket se i kanë intensifikuar ditët e fundit sulmet ndaj forcave të sigurisë, pasi disa nga komandantët e rebelëve thanë se nuk do ta zbatojnë më marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të saj nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG