Aktivistët sirianë thanë se përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve vazhdojnë në Aleppo ndërsa ushtria përparon me sulmin mbi zonat e mbajtura nga opozita në qytetin më të madh të vendit.
Ushtria siriane ndërmorri një sulm në dy fronte në qytet me avionë dhe helikopterë që bombarduan ndërsa forcat tokësore vunë në shënjestër pozicionet e rebelëve.
Gazetarët brenda qytetit thane se forcat qeveritare kanë rimarrë nën kontrollë pjesë të territorit ndërkohë që njoftohet se rebelët janë tërhequr në veri të qytetit. Komandantët e rebelëve janë ankuar se nuk kanë armë dhe municione të mjaftueshme.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se të mërkurën u vranë 170 njerëz në mbarë vendin, 33 prej të cilëve në qytetin Aleppo.
Ndërkohë aleati i Sirisë, Irani po përpiqet të shtyjë një zgjidhje përmes bisedimeve sot në Teheran.
Ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi tha se Teherani po organizon takimin me vendet që janë të vendosura për zbatimin e menjëhershëm të një armëpushimi për të dërguar ndihma humanitare në Siri dhe për të përgatitur një dialog.
Rusia po dërgon ambasadorin e saj në Iran për bisedime por nuk është e qartë në se vende të tjera do të marrin pjesë.
Po sot, presidenti sirian Bashar al-Assad emëroi Wael al-Halqi në postin e kryeministrit pas dezertimit në fillim të javës të ish kryeministrit Riad Hijab.