Lidhje

OKB: Kriza humanitare në Siri, katastrofike


Kombet e Bashkuara thonë se kriza humanitare në Siri ka arritur përmasa "katastrofike" prandaj po shton ndjeshëm operacionet e ndihmave për më shumë se 1milion njerëz.
Zëdhënësja e Programit Borëror të Ushqimit, Elisabeth Byrs tha sot se OKB-ja ka në plan të ushqejë më shumë se 1.75 milion njerëz këtë muaj, deri në 2 milion gjatë muajit mars dhe 2.5 milion në prill.

Programi Borëror i Ushqimit ka ushqyer rreth 1.5 milion sirianë me rreth 400 kamionë ushqime çdo muaj që nga shtatori.
XS
SM
MD
LG